2010-04-30 16:04:38

Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mambertì priti ministrin e shëndetësisë të Shqipërisë, z. Vasili


(30.04.2010 RV)Sot paradite në Vatikan, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvi imzot Dominik Mambertì priti në takim Ministrin i Shëndetësisë të Shqipërisë dr. Petrit Vasili bashkë me organizuesin e kësaj vizite, Ambasadorin e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë zotin Rrok Logu dhe delegacionin shqiptar.
Gjatë takimit të përzemërt në Vatikan ministri i jashtëm i Selisë së Shenjt imzot Mambertì dhe ministri shqiptar i shëndetësisë Vasili biseduan mbi marrëdhëniet ndërmjet dy Shteteve dhe bashkëpunimin bilateral në shumë fusha e posaçërisht në fushën e shëndetësisë, ku Selia e Shenjtë dhe Shqipëria kanë një program të gjerë bashkëpunimi.
Ministri shqiptar vlerësoi punën që bën Kisha katolike në Vend në këtë fushë dhe shprehi mirënjohjen e qeverisë së Tiranës për kontributin që Selia e Shenjtë i ofron shqiptarëve e Shqipërisë përmes enteve të saj shëndetësore si spitali pediatrik në Romë “Bambino Gesů” e të tjerë.
Në kuadrin e bashkëpunimit, që prej dy ditësh ndodhet në Romë, Ministri shqiptar i Shëndetësisë, dr Petrit Vasili, i cili dje nënshkroi një marrëveshje me Universitetin Katolik të Zemrës së Krishtit e Poliklinikën Universitare Agostino Gemelli. Marrëveshja, që për Universitetin u nënshkrua nga rektori Lorenco Ornagi, përfshijnë shkëmbimin e përvojës dhe asistencën për pacientët e sëmurë rëndë në Poliklinikën “Gemelli” në Romë e në qendrën “Gjon Pali II” në Kampobaso.
Po më hollësisht mbi këtë marrëveshje dhe takimin e sotëm me ministrin e jashtëm të Selisë së Shenjtë në Vatikan , të dëgjojmë përshtypjet e ministrit shqiptar Petrit Vasili, në intervistën që i morëm menjëherë pas takimit, për të folur mbi të rejat e këtyre dy ditëve......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.