2010-04-29 17:13:42

Uashington: Pentagoni pak më optimist për Afganistanin.


(29.04.2010 RV)Pentagoni po fillon të tregojë shenjat e para të njëfarë optimizmi në lidhje me gjendjen në Afganistan. Në një raport të gjatë paraqitur Kongresit, ushtarakët thonë se situata e paqëndrueshme është në përmirësim dhe se qeveria e Karzait po fiton besimin e popullit.
Është rritur me 8% numri i banorëve që mendojnë se qeveria e Kabulit po shkon në drejtimin e duhur duke e çuar kështu konsensusin për Karzain në 50%. Sidoqoftë mbetet ende shumë për të bërë. Nga 121 distriktet që ka Afganistani, vetëm 29 janë pro qeverisë; 48 janë me talebanët kurse të tjerët asnjëjës.
Ndërsa agjencia e lajmeve kineze Hsinua, njoftoi se sot forcat e sigurisë afgane vranë në provincën e Kunduzit, udhëheqësin taleban Mullah Daud dhe një nga rojet e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.