2010-04-29 17:13:09

Teheran: Studentët reformistë universitarë iranianë - grevë urie për 1 Maj.


(29.04.2010 RV)Studentët reformistë të disa universiteteve të ndryshme iraniane paralajmëruan për grevë urie më 1 Maj, për të protestuar kundër kushteve tepër të rënda të punëtorëve në Iran. Siti internet “Daneshjunjuz”, që dha njoftimin, shpjegon ndër të tjera se studentët i kanë kërkuar qeverisë të rrisë pagat e punëtorëve që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.







All the contents on this site are copyrighted ©.