2010-04-29 14:58:02

Motrat Françeskane në Fushë-Arrëz kremtojnë 15 vjetorin e misionit në Shqipëri


(29.4.2010 RV)Në dioqezën e Sapës, Motrat Françeskane të Zojës së Orievieto-Todit shënuan 15 vjetorin e misionit të tyre ungjillëzues në Shqipëri, e pikërisht në Fushë-Arrëz pranë bashkësisë Kishtare të Shën Jozefit.
Meshën Shenjte me rastin e këtij përvjetori e kryesoi ipeshkvi i Sapës imzot Avgustini në bashkëkremtim me famullitarin Atë Waltermann e meshtarë tjerë. Në këtë kremtim mori pjesë një numër i madh besimtarësh dhe autoritetet civile të vendit, në shenjë mirënjohjeje ndaj Motrave Françeskane për ndihmën që japin në fusha të ndryshme për të mirën e popullsisë e përparimin e vendit. Më hollësisht nga Vau i Dejës na njofton Violeta Marashi......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.