2010-04-29 15:32:46

Koncert në Vatikan në pesëvjetorin e papnisë së Benediktit XVI


(29.04.2010 RV)Sot pasdite, në Sallën Pali VI në Vatikan, me rastin e pesëvjetorit të zgjedhjes së Benediktit XVI në fronin e Shën Pjetrit, u dha një koncert simfonik, ofruar nga presidenti i Italisë, Xhorxho Napolitano. Koncerti përkoi me festën e shën Katerinës së Sienës, bashkëpajtore e Evropës dhe e Italisë. Me dirigjent Nikola Paskovskin, Orkestra Rinore Italiane e Fiezoles ekzekutoi Simfoninë në Re maxhore të Samartinit, të ashtuquajturën Simfonia “e Pragës” e Mozartit dhe Simfoninë n.4 të Beethovenit. Gjysëm ore para koncertit, Papa dhe kreu i shtetit italian patën një bisedë të përzemërt në një studio të Sallës Pali VI në Vatikan.







All the contents on this site are copyrighted ©.