2010-04-29 17:14:08

Filipine: Sipas sondazheve fitues në votime mund të jetë Beninjo Akuino.


(29.04.2010 RV)Tani që ka mbetur një javë nga votimet presidenciale në Filipine, më 10 maj, në krye të sondazheve gjendet Beninjo Akuino, senator, djali i ikonës së demokracisë në këtë vend Korazon Akuino, që vdiq vitin e kaluar. Ditët e fundit ai fitoi edhe 2 pikë të tjera, duke arritur kështu në 39% të konsensuseve. Sipas institutit të kërkimeve “Pals Eizhia” në çdo dhjetë votues të anketuar, katër prej tyre janë me Akuinon.







All the contents on this site are copyrighted ©.