2010-04-28 17:52:35

Saktësim i atë Lombardit lidhur me vizitën Apostolike Legjionarëve të Krishtit


(28.04.2010 RV)Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve, drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, bëri disa saktësime lidhur me takimin, në të cilin janë ftuar, të premten e ardhshme, më 30 prill, pesë ipeshkvijtë e ngarkuar për t’i bërë vizitën apostolike Legjionarëve të Krishtit. Është fjala për një takim - tha atë Lombardi – në të cilin vizitatorët do të bëjnë paraqitjen e parë të raporteve e të propozimeve të tyre, prandaj nuk duhen pritur vendime të veçanta lidhur me këtë Kongregatë. Vendimet do të merren më vonë nga Ati i Shenjtë, pas studimit e reflektimit të kujdesshëm të rezultateve të vizitës. Në përfundim të takimit, do të lëshohet një komunikatë e shkurtër sqaruese.







All the contents on this site are copyrighted ©.