2010-04-28 18:00:08

Në Afganistan lirohen 5 nga 6 operatorët afganë të Emergency


(28.04.2010 RV)U liruan sot për mungesë provash pesë nga gjashtë operatorët afganë të Emergency, shoqatës së mjekut italian Xhino Strada, që ka ngritur një sërë spitalesh e strukturash në ndihmë të popullsisë. Afganët u arrestuan sëbashkë me tre mjekë italianë, më 10 prill. Ndërkaq, në terren vazhdon dhuna. Në juglindje të vendit, një minibus shpërtheu duke shkaktuar së paku 6 viktima. Gjatë këtyre muajve po shumëfishohen atentatet kundër anëtarëve të qeverisjes dhe krerëve të fiseve. I fundit u vra sot.







All the contents on this site are copyrighted ©.