2010-04-28 17:58:31

Katastrofë ekologjike në SHBA: njollë nafte pranë brigjeve të Luizianës


(28.04.2010 RV)Nuk ndalet përhapja e naftës, që kërcënon Gjirin e Meksikës. Sipas ekspertëve, të shtunën, njolla e zezë mund të arrijë në brigjet e Luizianës. Pasojat janë të rënda e deri tani, nuk ka qenë e mundur të ndalet përhapja e naftës në det, e cila ka dalë pas fundosjes së një platforme, që mori zjarr të enjten e kaluar, duke shkaktuar 11 viktima. Flitet për “katastrofën më të madhe në histori”. Po shikohet mundësia për t’i vënë flakën naftës, së përhapur në një sipërfaqe prej dymijë kilometrash katrore.







All the contents on this site are copyrighted ©.