2010-04-28 15:17:45

Indonezi: mijëra ekstremistë islamikë sulmojnë një qendër të krishterë


(28.04.2010 RV)Mijëra ekstremistë islamikë sulmuan një qendër edukative të krishterë në Indonezi. Bilanci i sulmit të djeshëm është tri makina të shkatërruara e shumë ndërtesa të dëmtuara, ose të djegura. Zemërimi i fondamentalistëve, të shtyrë nga Këshilli lokal i ulemave, u shkaktua nga zëra të pathemelta, sipas të cilave bashkësia e krishterë dëshironte të ngrinte një kapelë në kompleksin e administruar nga Fondacioni i krishterë Bpk Penahur. Policia ka arrestuar gjashtë vetë, premton drejtësi, por u tregua e paaftë në parandalimin e dhunës. Myslimanët e akuzojnë Fondacionin e autorizuar nga qeveria, se nuk e respekton marrëveshjen për të mos ndërtuar qendra edukative të krishtera në një zonë me shumicë islame.








All the contents on this site are copyrighted ©.