2010-04-28 15:41:33

Falenderimi i Papës për Komitetin “Vox Clara”, që ka përkthyer në anglisht Mesharin Romak


(28.04.2010 RV)Papa hëngri drekë sot me anëtarët e Komitetit “Vox Clara”, ku bëjnë pjesë këshilltarët, që ndihmojnë Kongregatën për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve për përkthimet në aglisht të teksteve liturgjike. Benedikti XVI i falenderoi nxehtësisht për përkthimin në anglisht të Mesharit Romak, i cili do të botohet së shpejti. Siç sqaroi Ati i Shenjtë, është fjala për një përkthim të ri, që zëvendëson përkthimin e vjetër, bërë para 40 vjetësh. Do të jetë e nevojshme të bëhet katekizëm për ta paraqitur, që të mos krijohet konfuzion, këshilloi Papa.








All the contents on this site are copyrighted ©.