2010-04-27 16:22:25

Ukrainë: Marrëveshja për bazën ruse: Jushenko, uzurpim ushtarak.


(27.04.2010 RV)“Uzurpim ushtarak i vendit”. Kështu e quajti ish-presidenti ukrainas Viktor Jushenko ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Ukrainës dhe Federatës ruse për zgjatjen e afatit të përdorimit të bazës detare të Sevastopolit, në Krime.
Sot protestat kundër kësaj marrëveshje që i njeh Rusisë të drejtën për të përdorur bazën deri në vitin 2017, vazhduan gjithë ditën në Kiev. Një bombë tymuese përfundoi brenda në parlament, kurse kryetarin e dhomës së lartë të parlamentit e goditën me vezë.







All the contents on this site are copyrighted ©.