2010-04-27 16:22:16

SHBA: Senatorët republikanë bllokojnë reformën financiare të presidentit Obama.


(27.04.2010 RV)Senatorët republikanë bllokuan në Kongres reformën financiare të presidentit Barak Obama, duke votuar unanimisht që të mos diskutohet në sallë. Me 57 vota pro dhe 41 kundër, senati e rrëzoi tekstin prej 1400 faqesh për projektligj, - për ta miratuar nevojiteshin 60 vota. Megjithatë, duke pasur parasysh mbështetjen që gëzon në popull reforma e financës, demokratët kanë shpresë se do të sigurojnë vota të tjera për miratimin e projektligjit.







All the contents on this site are copyrighted ©.