2010-04-27 17:38:55

Pakistan: Në luginën e Suatit vriten 11 terroristë talebanë.


(27.04.2010 RV)Të paktën njëmbëdhjetë kryengritës, ndër ta edhe një komandant taleban u vranë në një operacion të forcave të sigurisë në Luginën e Suatit, në Pakistan, nga forcat ushtarake pakistanase. Lajmi u bë publik nga kanali televiziv Daun Njuz TV.
Pesë talebanë u vranë gjatë një sulmi kundër një postblloku në Bejzot. Gjashtë të tjerë u vranë gjatë operacioneve ushtarake në Kanxhu dhe Kaligji Darra. Sipas burimeve zyrtare ndër ta, ishte edhe komandanti taleban Insahullah, dërguar në zonë për të riorganizuar guerriljet antiqeveritare.







All the contents on this site are copyrighted ©.