2010-04-27 17:21:02

Britani e Madhe: bëhet i njohur emri i autorit të notës tallëse për Papën.


(27.04.2010 RV)Quhet Anxhum Nurani, funksionari i ministrisë së jashtme të Britanisë së Madhe, përgjegjës për notën tallëse, botuar nga “Sandi Telegraf” të dielën e kaluar, që ironizonte mbi vizitën “ideale” të Papës në Britani të Madhe, për të cilën Ministria e jashtme britanike i kërkoi ndjesë Selisë Shenjtë.
Sot gazeta “Deili Telegraf”, bëri të njohur emrin e fajtorit, një 31-vjeçar, që pas kësaj ngjarjeje është ngarkuar me një detyrë tjetër. Nurani bashkë me katër persona të tjerë merrej me organizimin e vizitës së ardhshme të Papës në Mbretërinë e Bashkuar.
Në notën tallëse Nurani shkruante se vizita e Papës do të ishte ideale sikur, ndërmjet të tjerash, të promovonte prezervativë dhe të bekonte martesat ndërmjet homoseksualëve.
Gjithënjë sipas gazetës “Deili Telegraf”, burime pranë Kishës Katolike shprehën keqardhjen për faktin se as Nurani e as anëtarët e tjerë të ekipit caktuar për organizimin e vizitës së Benedikti XVI, nuk kanë as edhe më të voglën ide se ç’është katolicizmi.







All the contents on this site are copyrighted ©.