2010-04-26 16:59:38

Festa e Zojës së Këshillit të Mirë te Rozafa në Shkodër


(26.04.2010 RV)Si çdo vit, bijtë e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së shqiptarëve, u mblodhën sot rreth elterit të Shenjtërores së saj kombëtare rrëzë Kështjellës Rozafa në Shkodër, e rreth barinjve të tyre shpirtëror. Zoja e Këshillit të Mirë nuk i harroi kurrë banorët e këtij vendi të martirizuar, as në kohën e kalvarit të popullit shqiptar gjatë diktaturës komuniste, as në kohët e kalvareve të tjera, përjetuar gjatë shekujsh. Nëna e Këshillit të Mirë gjithmonë qe ngushëllim e mburojë e popullit tonë të dashur shqiptar, e edhe sot na tregon shtegun e jetës së vërtetë. Sot festa e Zojës së Shkodrës u kremtua në qytetin verior, me entuziazëm të madh e me shtegtimin tradicional në shenjtëroren e kalasë Rozafa, po më hollësisht të dëgjojmë informacionin e Jolanda Babës.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.