2010-04-24 17:50:28

Papa pjesëmarrësve të Seminarit mbi mediat e reja: Kisha ta bëjë vërtetë njerëzore komunikimin digjital.


Duhet dhënë shpirt Internetit e humanizuar dinamikat e mediave të reja: këtë nënvizoi Benedikti XVI në fjalimin drejtuar pjesëmarrësve të Seminarit “Dëshmitarët Digjital. Fytyra e gjuhë në epokën kros mediatike”, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane. Në audiencë, mbajtur sot në Sallën e Palit VI në Vatikan e cila ishte e mbushur përplot me besimtarë, Papa u ndal tek sfidat e kumtimit të Fjalës së Zotit nëpër udhët e Kontinentit digjital. Nga ana e tij, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kard. Bagnasco, e falënderoi Papën për misionin e mësimin e tij të qartë e guximtar, të cilin e fillonte pikërisht më 24 prill para 5 vjetësh me Meshën solemne kremtuar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
Interneti duhet të bëhet “hapësirë edhe për ata për të cilët Zoti është ende i panjohur”: këtë uroi Papa Benedikti XVI, i cili nxit mediat katolike të ofrojnë, në kohën digjitale, “shenja të domosdoshme për të njohur Jezu Krishtin Zot”:
“Edhe në rrjetin e Internetit jeni të thirrur të vendoseni e gjeni vendit tuaj si “frymëzues e udhëheqës të bashkësisë”, të vëmendshëm në përgatitjen e udhëve që çojnë te Fjala e Zotit, e të jeni të kujdesshëm ndaj atyre që janë të demoralizuar e të lodhur dhe kanë në zemër dëshira absolute e të vërtetën që janë kota e të paqëndrueshme”.Ky, tha Papa, është një mision nga i cili Kisha nuk mund të heq dorë”. Detyrë e çdo besimtari që vepron në media, ripohoi Papa, është të siguron cilësinë e kontakteve njerëzore, duke garantuar vëmendje ndaj personit e nevojave të tij shpirtërore.







All the contents on this site are copyrighted ©.