2010-04-23 17:48:22

Në Tajlandë, Kisha bën thirrje për dialog


(23.04.2010 RV)Gjithnjë e nderë situata në qendrën e Bangkokut në Tajlandë, ku sot u zhvillua një manifestim i madh i lëvizjes pro monarkiste, simpatizantët e së cilës quhen “këmishëverdhë”. Ndërkaq, prej ditësh, “këmishëkuqtë” kanë pushtuar qendrën financiare të kryeqytetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Vexhaxhiva. Gjatë natës, 5 shpërthime shkaktuan një viktimë e 86 të plagosur.
Kisha Katolike nuk mban anën e askujt në atë, që e quan “konflikt të tmerrshëm shoqëror”, por vazhdon të lutet për paqen. Armiqtë kryesorë, sipas saj, janë urrejtja dhe zemërimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.