2010-04-23 17:48:50

Misionarët në Kongo: kriza e vendit lidhet me kontrollin e burimeve natyrore


(23.04.2010 RV)Republika Demokratike e Kongos, e cila në qershor feston 50-vjetorin e pavarësisë, është gjithnjë e më shumë në qendër të lojrave strategjike të fuqive të mëdha botërore dhe të vendeve fqinjë. Ata janë të interesuar vetëm të kontrollojnë burimet e saj të jashtëzakonshme natyrore, duke manipuluar grupet e armatosura lokale. Kjo është arsyeja e paqëndrueshmërisë së vendit, denoncon Rrjeti i paqes për Kongon, që përmbledh misionarët, të cilët veprojnë në zona të ndryshme. Kush kontrollon Kongon, thonë ata, kontrollon Afrikën.







All the contents on this site are copyrighted ©.