2010-04-23 17:48:07

Bllokohet ratifikimi i marrëveshjes për pajtimin ndërmjet Turqisë dhe Armenisë


(23.04.2010 RV)Bllokohet pa pritur ratifikimi i marrëveshjes së pajtimit ndërmjet Armenisë dhe Turqisë. Deklarata është bërë nga tre partirë e shumicës në Parlamentin e Jerevanit, të cilat akuzojnë Ankaranë se po i zgjat tej mase kohët e miratimit në parlament. Dy protokollet, të nënshkruara në Zvicër, më 10 tetorin e vitit të kaluar, parashikojnë fillimin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e kufijve ndërmjet dy vendeve, të ndarë për gati një shekull nga çështja e masakrave kundër armenëve gjatë Perandorisë Otomane. Pikërisht nesër, Armenia përkujton me një Ditë që u kushtohet viktimave, atë dramë historike.







All the contents on this site are copyrighted ©.