2010-04-22 12:23:40

Imzot Dodë Gjergji vizitë baritore në famullinë Kishtare të Gjakovës


(22.04.2010 RV)Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, këtyre ditëve bëri vizitën baritore në Kishën famullitare të Shën Pjetrit e Palit Apostuj në Gjakovë, të cilën bashkësi e drejtojnë Etërit Françeskanë. Gjatë kësaj vizite baritore, ipeshkvi pati takime me grupe të ndryshme të besimtarëve nga të rinjtë deri te të rriturit.
Gjithnjë në kuadrin e vizitës baritore, ipeshkvi imzot Gjergji u takua me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dr. Pal Lekaj, pastah u takua edhe me përfaqësues të bashkësisë Islame e të Bektashianëve. Në bisedën me autoritetet civile të qytetit, u fol për vlerën e bashkëjetesën fetare edhe për mësimin e fesë në shkollë.Për më tepër, të dëgjojmë shërbimin e Rabije Ibrajt nga Prishtina.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.