2010-04-22 17:37:50

Britani e Madhe: Debat televiziv ndërmjet Gordon Braun, Nik Cleg dhe David Kameron.


(22.04.2010 RV)Tre kandidatët për zgjedhjet e ardhshme të 6 majit në Britani të Madhe, Gordon Braun, Nik Kleg dhe David Kameron do të diskutojnë sonte në një debat televiziv të moderuar nga komentatori politik i kanalit televiziv Skaj Njuz, Adam Bulton. I gjithë vendi pret me ankth nëse kandidati Nik Kleg, liberal-demokrat, do të arrijë, si herën e parë, që brenda një mbrëmjeje ta rrisë konsensusin e partisë së vet nga 20 në 34 %. Debati do të zhvillohet në “Arnolfini Galleri” në Bristol.







All the contents on this site are copyrighted ©.