(21.04.2010 RV)Në Shkodër, 1.400 ha janë nën ujë për shkak të shkarkimit të
hidrocentraleve. Gjendja nuk është si para katër muajve, por gjithsesi uji ka prekur
zonat periferike, duke hyrë në banesat e para. Kjo është hera e tretë, që autoritetet
detyrohen të hapin portat e hidrocentraleve, për shkak të tejkalimit të nivelit të
lejuar të ujit. Banorët e vendit akoma presin dëmshpërblimin për dy përmbytjet e para.