2010-04-21 18:25:21

Në Francë do të ndalohet nixhabi


(21.04.2010 RV)Në maj, do të paraqitet para Këshillit francez të Ministrave, një projektligj që ka për qëllim të ndalojë veshjen integrale të grave islamike, nixhabin, në të gjithë hapësirat publike e jo vetëm në shërbimet publike, siç ka qenë deri tani. Nixhabi, sipas deklaratës së sotme të zëdhënësit të qeverisë, Lyk Shatel, është “atentat kundër dinjitetit të gruas”. Gjithsesi, për t’u bërë ligj, propozimi duhet të kalojë në Këshillin e Shtetit, i cili paralajmëroi se nuk ka baza juridike për miratimin e tij. Por politikanët francezë nuk e morën parasysh mendimin e Këshillit edhe kur ndaluan velin në shkolla.







All the contents on this site are copyrighted ©.