2010-04-21 18:28:50

Diskutohet pjesëmarrja e Kosovës në Konferencën e Sarajevës


(21.04.2010 RV)Zgjidhja për suksesin e Konferencës ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit, e cila do të zhvillohet më 2 qeshor në Sarajevë, ishte mbrëmë në qendër të takimit tripalësh të ministrave të jashtëm të Serbisë, Turqisë dhe Spanjës, aktualisht presidentja evropiane e turnit. Problemi mbetet pjesëmarrja e Kosovës, të cilën Serbia nuk e pranon si shtet të pavarur. Sipas Beogradit, Prishtina mund të marrë pjesë në mbledhjet ndërkombëtare vetëm si Kosovë-UNMIK, pra si protektorat i OKB-së, mbi bazën e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Konferenca e Sarajevës është e rëndësishme për integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian e Brukseli po bën ç’është e mundur të ulë në tryezën e bisedimeve Serbinë e Kosovën.







All the contents on this site are copyrighted ©.