2010-04-20 16:12:32

Turqi: Partia islamike përpiqet të ndryshojë kushtetutën.


(20.04.2010 RV)Dje në Turqi nisën debatet mbi reformën kushtetuese, propozuar nga AKP, Partia islamike e kryeministrit Erdogan, kundërshtare e ushtarakëve të cilët kanë mbështetur gjithmonë shtetin laik.
Nga ana e vet AKP-ja thotë se do të ndryshojë kushtetutën për të mundësuar hyrjen në Evropë, por kjo gjë, sipas opozitës cënon parimet laike të shtetit turk.
Po qe se ndryshimet miratohen atëherë gjykatat civile do të mund të gjykojnë ushtarakët. Po ashtu, gjykatat e larta do ta humbasin kontrollin mbi qeverinë dhe kjo do të mund t’i emërojë gjykatësit e lartë nga simpatizantët e krahut të vet politik.







All the contents on this site are copyrighted ©.