Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Mamberti viziton Malin e
Zi
(20.4.2010 RV)Përfundoi sot vizita disa ditore e Sekretarit të Selisë së Shenjtë
për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominique Mamberti në Mal të Zi. Gjatë kësaj vizite,
imzot Mamberti vizitoi e takoi personalitete Shtetërore të Malit të Zi dhe dy dioqezat
katolike: Tivarin dhe Kotorin. Gjatë vizitës së tij në kryedioqezën e Tivarit,
imzot Mamberti takoi kryeipeshkvin imzot Gashin, klerin dhe vizitoi famullinë Kishtare
të Shëna Ndout në Tuz. Më hollësisht mbi këtë vizitë zyrtare e baritore të Sekretarit
të Shtetit të Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet në Mal të Zi, të dëgjojmë
françeskanin shqiptar Atë Pashk Gojçaj nga Tuzi në mikrofonin e programit shqip të
Radio Vatikanit............