Kryeministri libanez Hariri: Akuzat për raketa Skud si ato se Iraku kishte armë të
shkatërrimit në masë.
(21.04.2010 RV)Kryeministri i Libanit Saad Hariri, që mbështetet nga vendet
perëndimore, i krahasoi akuzat se Hezbollahu ka marrë raketa Skud nga Siria me akuzat
amerikane se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë. “Akuzat se Libani tani ka
raketa me rreze të gjatë janë të ngjashme me atë që flitej se Iraku kishte armë të
shkatërrimit në masë”- u shpreh ai për mjetet e informacionit. Javën që shkoi
presidenti izraelit Shimon Perez akuzoi Sirinë se iu ka dhënë militanëve hezbollah
të Libanit raketa Skud të cilat mund të pajisen me testata deri në 1 ton. Nga ana
tjetër, deri tani, përfaqësuesit e hezbollahëve në Liban as nuk e kanë mohuar dhe
as nuk e kanë pohuar këtë lajm.