Sot më 19 prill kalendari Kishtar përkujton Shën Leonin IX , Papë
(19.4.2010 RV)Brunoni i Dagsburgut, siç quhej si laikë, lindi në vitin 1002
në një familje vasalësh të mëdhenj të Alsasës, vend që kalonte nga duart e Francës
në ato të Gjermanisë e anasjelltas, deri sa kaloi përfundimisht nën Gjermaninë.
18
vjeç u bë kanonik i Shën Etjenit e 22 vjeçar, diakon. Në vitin 1026 u zgjodh ipeshkëv
i Tul. U ul në fronin papnor në vitin 1049, duke e ndërruar emrin e pagëzimit Brunon
në atë të papnisë, Leoni IX. Erdhi nga Franca në Romë me veshje shtegtari e me këmbë
të zbathura, i pritur me entuziazëm nga të gjithë. Gjatë papnisë së tij luftoi
kundër fenomeneve si simonia, dmth përvetësimi i gjësë së Kishës nga ana e njerëzve
të klerit e, më me forcë akoma, kundër shkëputjes së Kishës greke. Ideja e tij më
gjeniale qenë shtegtimet mespërmes Evropës, ku organizoi sinode, mbajti konçile e
mblodhi asamble, vendimet e të cilave, të marra në praninë e të interesuarve, patën
një ndikim shumë më të madh se ato që vinin nga Roma e largët. Vdiq në Romë më
19 prill. Qëndroi në timonin e barkës së shën Pjetrit nga 12 shkurti i vitit 1049
deri më 19 prill 1054. U zgjodh Pajtor nga qyteti italian i Beneventos.