2010-04-19 16:47:43

Maltë: Zemërimi e urrejtja u zhdukën pas takimit me Papën


(19.04.2010 RV)Para se të binte në rrugën e Damaskut, shën Pali, siç tregon vetë, kishte “persekutuar mizorisht Kishën e Zotit dhe ishte përpjekur ta shkatërronte”. “Por – pohoi dje Papa Benedikti XVI, gjatë vizitës dy ditore në Maltë – urrejtja e zemërimi i shprehur me ato fjalë u zhdukën krejtësisht para fuqisë së dashurisë së Krishtit”.
Një reflektim ky, që përmbledh mirë gjithçka ndodhi në udhëtimin e 14-të ndërkombëtar të Atit të Shenjtë, që përfundoi mbrëmë dhe që u parapri nga një zhurmë e jashtëzakonshme mediatike mbi priftërinjtë pedofilë, për t’u kthye në entuziazëm shumë më të madh nga sa pritej. 50 mijë besimtarë në Sheshin e Hambarëve në Floriana, 15 mijë të rinj në La Valeta e sidomos, lotët e sinqerta të Papës në takimin me tetë viktimat e abuzimeve seksuale në Rabat.
Papa qe i patundur në mbrojtjen e parimeve: mos lejoni divorcin e abortin, u kërkoi katolikëve, por i ftoi edhe ta hapin zemrën për të tjerët e të presin me dashuri emigrantët që vijnë në ishull. Për një bilanc të këtij udhëtimi, ku Benedikti XVI përsëriti shpesh se “Zoti nuk refuzon askënd”, të dëgjojmë ipeshkvin ndihmës të Tiranës, imzot Xhorxh Frendo, domenikan maltez, që ndodhej këto ditë në Maltë për të ndjekur nga afër Papën....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.