2010-04-19 15:19:20

Kisha në Shqipëri kujton 5 vjetorin e zgjedhjes së Papës Benedikti XVI


(19.4.2010RV)Kisha Katolike në Shqipëri kujtoni 5 vjetorin e zgjedhjes së Papës Benedikti XVI. Me kete rast kard. Grocholewski, kremtoi ne Katedralen e Tiranes Meshen e Shenjte bashke me Presidentin e Ko nfrences Ipeshkvnore te Shqiperise, imzot Mirditen Meshen e Shenjte gjate se ciles u kujtua pesëvjetori i papnisë së Benediktit XVI.

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me këtë rast dha këtë komunikate për shtyp

"Këto ditë në Shkodër është kremtuar 150 vjetori i themelimit të Seminarit Papnor kombëtar. Kremtimet e zhvilluara në qytetin e Shkodrës, ku gjendet edhe seminari, janë mbajtur në dy ditë: 16 prill, me përsiatje të ofruara nga meshtarë e ipeshkëvinj mbi figurën e meshtarit në Fshatin e Paqes; 17 prill, me praninë e Kardinalit Zenon Grocholewski, Prefekt i Kongregatës për Edukimin Katolik në ambientet e Seminarit. Me pas kardinali ka kryesuar, në Katedralen e Shkodrës, një kremtim eukaristik në të cilin kanë marrë pjesë të gjithë ipeshkëvinjë e vendit dhe të zonave shqiptare në Kosovë dhe Mal të Zi.
Me 18 prill kardinali ka kryesuar një meshë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë me rastin e 5 vjetorit të Pontifikatit të Benediktit XVI. Ne fillim të kremtimit Mons. Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit dhe kryetar i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë, i ka drejtuar një përshëndetje kardinalit, duke ripërtërirë besnikërinë e Kishës së Shqipërisë ndaj Atit të Shenjtë, besnikëri e cila nuk ka munguar as gjatë persekutimit komunist. Në homelinë e tij kardinali ka kujtuar meshën e fillmit të Pontifikatit të Benediktit XVI dhe është ndalur në dy shëmbëllimet e peshkatarit dhe të bariut të ofruara edhe nga Ungjilli i të djelës. Kardinali ka ripërtërirë afërsinë ndaj Attit të Shenjtë në misionin e tij si bari i Kishës Universale. Në Shqipëri, ka kujtuar Prefekti i Kongregatës për Edukimin Katolik “...është synuar që nëpërmjet një ideologjie obskurantiste e veçnërisht nëpërmjet forcës të zhdukej nga zemrat e njerëzve Hyji, të asgjësohej tërësisht rëndësia e Atit të Shenjtë dhe e mësimit të tij. Dhe sot kam gëzimin e madh të shpreh së bashku me ju këtu në Tiranë mirënjohjen Zotit për dhuratën e Pjetrit dhe të pasardhësve të tij e veçanërisht sot për dhuratën që Hyji na ka bërë para pesë vjetësh, atë të Atit të Shenjtë Benedikti XVI dhe për të dëftuar gjithnjë bashkë me ju bashkimin e plotë dhe të gëzueshëm me Të. Në mënyrë të veçantë duam t’i shprehim solidaritetin tonë bijësor Atit të Shenjtë për faktin që këto kohët e fundit ka qenë objekt sulmesh të padrejta dhe të liga.”. Gjatë meshës janë drejtuar lutje për udhëtimin Apostolik të Papës në Maltë".


Tiranë, 19 prill 2010

_______________________________________________________________________________________________
Rr.Don Bosko, nr. 4, K.P. 2950, Tiranë, Albania tel/fax +355 4 22 47 159 cealbania_al@yahoo.com







All the contents on this site are copyrighted ©.