2010-04-18 18:59:53

Papa u takua me disa viktima të abuzimeve. U mallengjye thellë, tha se ndjen turp e dhimbje.


(18.04.2010 RV)Në përfundim të Meshës, Papa Racinger u takua me tetë viktima të abuzimeve seksuale të klerit. Vetë personat që takuan Atin e Shenjtë treguan se ai u mallëngjye së tepërmi, deri në lot dhe u tha se ka turp e dhimbje për ç’u ka ndodhur. Nota e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë njofton se Benedikti XVI u lut me ta dhe u siguroi se do të bëjë ç’është e mundur për t’i çuar përgjegjësit para drejtësisë e për të marrë masa, që në të ardhmen këto gjëra të mos ndodhin.







All the contents on this site are copyrighted ©.