2010-04-17 13:56:33

Shpella e Shën Palit.


(17.04.2010 RV)Shpella e Shën Palit është guri i themelit për Kishën e Maltës sepse, sipas traditës, pas mbytjes së anijes me të cilën lundronte, Apostulli kaloi këtu tre muaj, duke predikuar. Shpella u bë pikë referimi për gjithë bashkësinë e parë të krishterë, Kisha e parë e Maltës.
Në Mesjetë rreth Shpellës u krijua një varrezë, me disa kapela. Në vitin 1463 u ndërtua Kisha e parë, pas së cilës, edhe dy të tjera. E fundmja, në vitin 1653.
Përmbi Shpellën, ngjitur me Kishën, u ndërtua një kapelë kushtuar Shën Publios.







All the contents on this site are copyrighted ©.