2010-04-17 13:57:21

Kryedioqeza e Maltës.


(17.04.2010 RV)Kryedioqeza e Maltës është e epokës apostolike. U shpall metropoli më 1 janar 1944. Shtrihet në një territor prej 246 kilometrash katrore, me 410 mijë banorë, prej të cilëve, 386 mijë janë katolikë (94% e popullsisë). Ka 70 famulli, 287 meshtarë dioqezanë (3 të shuguruar vitin e fundit); 381 meshtarë rregulltarë (një i shuguruar vitin e kaluar); 902 rregulltare; 35 seminaristë në kursin teologjik e filozofik; 67 institute edukative e 49, bamirësie. Vetëm vitin e fundit janë regjistruar 3. 353 pagëzime.
Kryeipeshkëv i Maltës e Kryetar i Konferencës ipeshkvnore (Konferenza Episkopali Maltyija) është Imzot Paul Kremona O.P.(Urdhëri i Predikatarëve: domenikan), mik i ngushtë i ipeshkvit-ndihmës të Kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit, Imzot Gjergj Frendo O. P., maltez, i pranishëm në Ishull gjatë kremtimeve papnore të këtyre dy ditëve.Nunc Apostolik në Maltë është Imzot Tomazo Kaputo; Ambasador i jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Maltës pranë Selisë së Shenjtë, zoti Antonio Ganado.







All the contents on this site are copyrighted ©.