2010-04-16 17:52:31

Urime nga e gjithë bota për 83-vjetorin e Papës Benedikti XVI


(16.04.2010 RV)Papa Benedikti XVI mbushi sot 83 vjeç. Nga e gjithë bota i kanë ardhur mesazhe të shumta urimi, jo vetëm nga autoritetet civile e fetare, por edhe nga njerëz e besimtarë të thjeshtë. Edhe Shqipëria i ka shprehur Atit të Shenjtë urimet e saj, me të cilat bashkohemi edhe ne si seksion i gjuhës shqipe të Radio Vatikanit: “Gëzuar, edhe njëqind, Atë i Shenjtë!” Pas pak ditësh, më 19 prill, do të kremtojmë edhe 5-vjetorin e zgjedhjes së Benediktit XVI në fronin e Shën Pjetrit. E gjithë bota katolike shtrëngohet rreth Bariut të vet, në këtë moment të vështirë për Kishën.







All the contents on this site are copyrighted ©.