Papa anëtarëve të "Papal Foundation": e keqja nuk e ka kurrë fjalën e fundit
(16.04.2010 RV)Papa priti sot në audiencë anëtarët e Papal Foundation, shoqatë
bamirëse amerikane, themeluar në vitin 1990 nga kardinali Xhon Krol. Fondacioni ndihmon
dioqezat në vështirësi ekonomike dhe promovon projekte humanitare në vendet e varfëra,
aty ku ka luftë e fatkeqësi natyrore. Duke pasur parasysh, gjendjen e krijuar në Kishë,
Papa Racinger i ftoi anëtarët të japin dëshmi shenjtërie e bamirësie dhe përfundoi: “Kurrë
e keqja nuk e ka fjalën e fundit, dashuria është më e fortë se vdekja, e ardhmja jonë
dhe e njerëzimit është në duart e Zotit, që kujdeset për gjithçka e është besnik”.