(16.04.2010 RV)Tension i lartë në Mianmar, pas atentatit të djeshëm në Rangun,
që shkaktoi 8 të vdekur e 75 të plagosur, megjithëse burime të tjera flasin për 30
të vdekur. Analistët mendojnë se sulmet e djeshme bëjnë pjesë në strategjinë e terrorit,
zbatuar nga junta ushtarake, në prag të zgjedhjeve politike, për të asgjësuar në lindje
çdo përpjekje për opozitë demokratike.