2010-04-14 16:22:06

Polonia, në zi, përgatitet për zgjedhjet e reja presidenciale


(14.04.2010 RV)Polonia është akoma në zi për humbjen e presidentit të saj, Kaçinski sëbashku me 95 persona të tjerë në aksidentin ajror të Smolenskut në Rusi. Megjithatë, politika është e vetëdijshme se vendi nuk mund të lihet pa president.
Përgatiten zgjedhjet e reja presidenciale, të cilat, sipas gjasave, do të zhvillohen në qershor. Presidenti i përkohshëm, Bronislav Komorovski deklaroi sot se data do të shpallet më 21 prill, pas funeralit të Kaçinskit, që do të kremtohet të shtunën, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve e të qeverive të të gjithë botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.