(14.04.2010 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Benedikti XVI
bëri thirrje për solidaritet me popullsitë e dëmtuara nga tërmeti në Kinë. “Mendimi
im – tha Ati i Shenjtë – shkon në Kinë e tek popullsitë e dëmtuara nga një tërmet
i fuqishëm, që ka shkaktuar humbje të shumta në jetë njerëzore, të plagosur e dëme
të jashtëzakonshme. Lutem për viktimat e jam shpirtërisht afër personave të sprovuar
nga kjo fatkeqësi e rëndë, për ta i përdëllohem Zotit t’ua lehtësojë vuajtjen e t’u
japë guxim në këtë tragjedi. Uroj, që të mos mungojë solidariteti i të gjithëve”.