2010-04-14 16:46:05

Deklaratë e atë Federiko Lombardit, mbi debatin pas një interviste të kardinalit Bertone, në Kili.


(14.04.2010 RV)Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për debatin, që pasoi një intervistë të kardinalit Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, në Kili, mbi temat e shpërdorimeve seksuale nga ana e anëtarëve të klerit, Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, taë Federiko Lombardi, deklaroi:
“Autoritetet kishtare nuk mendojnë se është kompetenca e tyre të bëjnë pohime të përgjithshme të karakterit veçanërisht psikologjik ose mjekësor, për të cilat u referohen në mënyrë të natyrshme studimeve të specialistëve dhe kërkimeve shkencore në vijim, lidhur me çështjet.
Përsa u përket kompetencave të autoriteteve kishtare në fushën e shkaqeve, që i çuan meshtarët në shpërdorime seksuale, trajtuar kohët e fundit nga Kongregata për Doktrinën e fesë, kemi vetëm të dhënën statistikore të intervistës së imzot Shiklunës, në të cilën flitet për 10% raste pedofilie, në kuptimin e ngushtë të kësaj fjale, e për 90% raste, për t’u përcaktuar si efebofili (pra mbi adoleshentë), nga të cilat 60% lidhur me individë të të njëjtit seks e 30% të karakterit heteroseksual. Natyrisht këtu është fjala për problematikën e shpërdorimit nga ana e meshtarëve e jo nga ana e popullsisë, në përgjithësi".







All the contents on this site are copyrighted ©.