2010-04-13 15:16:37

Mbledhja e parë e Komisionit Ndërkombëtar hetimor për Mexhugorjen


(13.04.2010 RV)Komisioni Ndërkombëtar hetimor mbi Mexhugorjen u mblodh për herë të parë më 26 marsin e kaluar. Lajmi jepet sot me një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit.
Komisioni kryesohet nga kardinali ish-vikar i Romës, Kamilo Ruini e në të bëjnë pjesë kardinaj e ipeshkvij të Bosnjë-Hercegovinës e të dikastereve të ndryshme të Selisë së Shenjtë, si edhe psikoanalistë e specialistë të Psikiatrisë shoqërore e të Psikologjisë fetare.
Punimet e Komisionit zhvillohen me dyer të mbyllura. Rezultati do t’i nënshtrohet më vonë shqyrtimit të Kongregatës për Doktrinën e fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.