2010-04-12 17:58:10

Mesazhi i kardinalit Tarçizio Bertone dhe Letra e ipeshkvijve maltezë, në prag të shtegtimit apostolik të Benedikit XVI në Maltë.


(12.04.2010 RV)“Historia e Maltës lidhet ngushtë me Shën Palin, që kumtoi në ishull lajmin e mirë të Jezusit të Ringjallur dhe me dëshmimin e Krishtit nga shumë brezni katolikësh”. Kështu shkruhet në mesazhin, drejtuar katolikëve maltezë, nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, me rastin e vizitës baritore të Papës në Maltë, më 17 e 18 prillin e ardhshëm.
mesazhin e tij, kardinali Bertone nënvizon se në këto ditë përgatitore për shtegtimin apostolik, Ati i Shenjtë u kërkon të gjithë besimtarëve të luten, që vizita të jetë kohë përtëritjeje shpirtërore për mbarë Kishën malteze.
Ndërsa në Letrën e tyre baritore, ipeshkvijtë maltezë, duke krahasuar arritjen e Shën Palit në ishull, me shtegtimin e Papës në Maltë , i ftojnë besimtarët ta dëgjojnë me kujdes mesazhin e Atit të Shenjtë, pa u frikësuar nga sfidat, në kërkim të vazhdueshëm të mesazhit të Krishtit. “Dymijë vjet më parë, gjatë qëndrimit të tij të shkurtër mes nesh e përmes predikimit të Ungjillit – shkruajnë - Pali u priu banorëve të Maltës e të Gozos drejt Jezu Krishtit, drejt shpresës së krishterë, që lindi në zemrat e tyre". Prej këndej, pyetja aktuale: “Cilat janë frytet dymijëvjeçare të predikimit të Ungjillit në ishull?”.I ftojmë të gjithë – nënvizojnë edhe një herë ipeshkvijtë - edhe ata që e ndjejnë veten të pushtuar nga dyshimet, lidhur me fenë, ta dëgjojnë mesazhin e Papës, që është mesazhi i Krishtit - e zërin e një Kishe, gjithnjë të gatshme për të dialoguar e për t’ia hapur portat gjithë botës, ashtu ai ia hapi Malta Palit në orë të vështira.







All the contents on this site are copyrighted ©.