2010-04-09 19:01:53

Kurset përgatitore para martesës, duhet të zgjatin gjashtë muaj. për të kufizuar divorcet


(09.04.2010 RV)Këshilli Papnor për Familjen, në përfundim të seminarit ndërkombëtar të studimit për shoqatat ‘pro life’ – në mbrojtje të jetës - mbajtur këto ditë në Romë, propozon që periudha e formimit shpirtëror të çifteve, që përgatiten për martesë, të zgjasë gjashtë muaj, përmes modifikimit të Kodit të drejtësisë kanonike.
Pasi u dëgjuan dëshmitë e vullnetarëve të impenjuar në Lëvizjet pro life, nga të pesë kontinentet, dikasteri i Vatikanit po vlerëson disa masa konkrete për parandalimin e shpërbërjes së familjeve, duke e vënë posaçërisht theksin mbi edukimin e atyre, që duan të martohen, me vetëdijen e hapit të madh, të pakthyeshëm, që përgatiten të bëjnë në jetë. E pasi të jenë vlerësuar kërkesat, pritet Doracaku kushtuar përgatitjes për martesë, për të cilin vijon puna.
Ja edhe propozimi i ri: e drejta për t’u martuar, është një e drejtë natyrore, por martesa duhet kurorëzuar në mënyrë të rregullt. Prandaj duhet që dy bashkëshortët e ardhshëm të kenë fomimin e duhur, që do të shërbejë për të sqaruar në se çifti i ardhshëm ka arritur vërtetë pjekurinë për të bërë një hap të tillë, të madh e të pakthyeshëm. Prej këndej, zgjatja e kursit parapërgatitor në një periudhë prej gjashtë muajsh!







All the contents on this site are copyrighted ©.