2010-04-09 18:31:38

Kirgizistan: opozita përjashton çdo bisedim me presidentin Bakijev


(09.04.2010 RV)Akoma konfuze gjendja në Kirgizistan. Presidenti Bakijev, i cili është strehuar në jug të vendit, ka deklaruar se është gati të ulet në tryezën e bisedimeve me atë, që e quajti “qeveri të përkohshme”. Tha gjithashtu, se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. E menjëhershme përgjigjia e Roza Otunbajevës, kryeministre e qeverisë së formuar nga opozita, e cila hodhi poshtë çdo mundësi bisedimesh me presidentin. Në kryeqytetin Bishkek, sot u kremtua funerali i viktimave të ditëve të kaluara. I gjithë vendi ishte në zi.







All the contents on this site are copyrighted ©.