2010-04-08 17:28:52

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone vazhdon vizitën në Kili


(08.4.2010 RV)Kardinali Sekretar i Shtetit të Vatikan, Tarçizio Bertone vazhdon vizitën e tij në Kili, ku mbërrini të martën e kaluar, me rastin e dyqind vjetorit të Republikës. Kardinali Bertone i solli popullsisë solidaritetin e Papës për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti i kohëve të fundit.
Benedikti XVI dëshiron ta vizitojë Kilin dhe falënderon presidentin Sebastian Pinera për ftesë. Kështu tha kard. Bertone, sipas të cilit, “vizita papnore nuk mund të programohet para vitit 2010”. Në takim në Pallatin Preziencial La Moneda të Santiagos, shtoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit, “i kam shpreh Presidentit kënaqësinë e Atit të Shenjtë për hapat e guximshëm të përbashkët që janë bërë nga të gjithë sektorët e shoqërisë së Kilit për t’i kapërcyer së bashku pasojat e tërmetit”. Presidentit Pionera, kard. Bertone i siguroi se Karitasi do të vazhdon të ofrojë ndihmën e vet jo vetëm materiale por “edhe atë të dëgjimit e të lutjes” në dobi të dëmtarëve nga tërmeti, dhe “falënderoi autoritetet civile për interesimin e tyre që treguan për dëmet e mëdha që kanë pësuar nga tërmeti edhe qindra Kisha, e struktura kishtare, si shkollat, mensat për të varfërit, oratorët për të rinj e tjera”.
Lidhur me dyqind vjetorin e pavarësisë së Kilit, që është edhe arsyeja kryesore e kësaj vizite, kardinali Bertone tha se ky përvjetor “do të jetë rast i volitshëm dhe i rëndësishëm për të vu në pah vlerat themelore të këtij Vendi e të banorëve të tij. Shumë prek këtyre vlerave janë shfaqur e dalur në pah në këto kohë vuajtjesh e dhimbjesh. Ajo që është tipar i identitetin të Kilit, e që quhet ‘shpirti i Kilit’, do të jetë baza e kremtimeve të pavarësisë dhe ftesë për të përtërij impenjimin e këtij kombi për një tokë e vend gjithnjë e më të drejtë, më vëllazëror e solidar”. Për kard, Bertone, “dhurata më e bukur që Kisha mund të bëj sot për Kilin është Jezu Krishtit dhe Ungjilli i tij”, ky është “thesari më i madh sepse rruga e Jetës që Ai na ofron e tregon, është shtegu më i sigurt për ta arritur jetën e vërtetë, si shoqëri, e ditë më të mira për brezat e ardhshëm”.







All the contents on this site are copyrighted ©.