2010-04-08 16:54:24

Sarajevë: Ministri i jashtëm spanjoll Moratinjos premton heqjen e vizave për Bosnje-Hercegovinën. Asnjë fjalë për Shqipërinë.


(08.04.2010 RV)“Kam shpresë që kur të kthehem në qershor në Bosnje do të jem në gjendje që në emër të Bashkimit Evropian të shpalli se populli i Bosnjës do të mund të udhëtojë pa viza në të gjitha vendet e Bashkimin Evropian”. Kështu deklaroi ministri i jashtëm i Spanjës Miguel Angel Moratinjo gjatë një vizite që zhvilloi në Sarajevë bashkë me zëvendësekretarin e shtetit amerikan Xhejms Steinberg. Ndërkaq gazeta “Euobserver” njofton në një artikull të vetin se Bosnja i ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave më mirë sesa Shqipëria.







All the contents on this site are copyrighted ©.