2010-04-07 17:43:37

Shkallëzim dhune në Kirgizistan: vritet ministri i brendshëm


(07.04.2010 RV)Ministri i Brendshëm i Kirgizistanit u vra sot në Talas, në veri të vendit, ku dje u zhvillua një protestë masive për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Bakiev. Sot, manifestimet vazhduan dhe u përhapën në pjesën më të madhe të territorit. Së paku 19 vetë gjetën vdekjen në ndeshje me policinë, në kryeqytetin Bishkek, por shifrat nuk janë të sakta. Opozita e konsideron presidentin si personin që ka sjellë njëfarë qëndrueshmërie në vend, në dëm të demokracisë. Për SHBA-të dhe Rusinë, vendi i varfër i Azisë Qendrore është strategjik në lidhjen me Afganistanin.







All the contents on this site are copyrighted ©.