2010-04-07 17:42:33

Ekonomia e Shqipërisë në rënie


(07.04.2010 RV)Banka e Shqipërisë dhe kryeministri i vendit, Sali Berisha bëjnë deklarata të kundërta për zhvillimin ekonomik. Gjatë vitit 2009, sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, aktiviteti ekonomik ka pësuar rënie. Në veçanti, është zvogëluar volumi i mallrave që eksportohet, janë pakësuar të ardhurat e emigrantëve në vend, duke cënuar kështu besimin tek institucionet financiare. Kreditë me probleme janë rritur nga 6,4% në 10,4% , ndërsa borxhi publik i Shqipërisë përbën 59,5% të Prodhimit të Brendshëm Brut. Jo i të njëjtit mendim, kryeministri Sali Berisha, i cili në paraqitjen e projektligjit për hedhjen në treg të 300 milion euro bono thesari, deklaroi se ekonomia është “në gjendje entuziaste, e pacënuar nga cunami financiar”.







All the contents on this site are copyrighted ©.