2010-04-06 16:59:35

Shpërthime në Bagdad. 35 të vdekur dhe 140 të plagosur.


(6.04.2010 RV)Sot në mëngjes një varg atentatesh tronditi Bagdadin. Mbetën të vdekur 35 vetë. 140 të tjerë u plagosën si edhe u shkatërruan shtatë ndërtesa. Sipas ministrit të brendshëm irakian një nga pesë shpërthimet e fuqishme u shkaktua nga një kamikaze. Vetëm para tri ditësh në Bagdad shpërthyen tri makina me lëndë shpërthyese që u lëshuan kundër disa ambasadave evropiane dhe arabe si edhe kundër asaj iraniane duke shkakuar 30 të vdekur dhe 224 të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.