2010-04-06 16:59:20

Britani e Madhe: Zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen me 6 maj.


(06.04.2010 RV)Kryeministri britanik Braun njoftoi sot se zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen me 6 maj. “Vendi, nënvizoi kryeministri Braun është në rrugën e ripërtëritjes. Po marrim vendime të drejta e të rëndësishme siç kemi bërë që ditën kur filloi kriza ekonomike”. Në të njëjtën kohë përfaqësuesi i konservatorëve Dejvid Kameron, në një fjalim mbajtur në Londër, deklaroi se nën udhëheqjen e tij një e ardhme e re dhe e madhe e pret ekonominë, shoqërinë dhe krejt vendin. Po sot në Britani të Madhe hyri në fuqi taksa e re. Sipas këtij ligjit ata që fitojnë më shumë se 150 mijë sterlina në vit do t’i paguajnë 50% taksë shtetit, ligj ky që është kundërshtuar rreptësisht nga konservatorët të cilët mendojnë se kjo do të shkaktojë një ikje të kapitaleve jashtështetit.







All the contents on this site are copyrighted ©.